
Fshati Zëmblak në bashkinë e Maliqit ka përjetuar momente të vështira mbrëmjen e së enjtes, për shkak të përmbytjeve që banorët nuk i kishin parë ndonjëherë në atë zonë.
Ujërat kanë vërshuar thuajse nga të gjitha anët e fshatit duke i kthyer rrugicat në shtrate përrenjsh. Vetë banorët tregojnë momentet e vështira që përjetuan.
Fatmirësisht nga përmbytjet në Zëmblak nuk janë shënuar lëndime në njerëz, ndërsa ende nuk dihen të dhëna të sakta për dëmet materiale në banesa stalla apo në gjënë e gjallë apo produktet bujqësore. Bashkia Maliq e mbështetur nga reparti zjarrfikës si dhe policia e shtetit kanë ndihmuar në vënien e situatës nën kontroll.
Pas përballimit të situatës së parë të emergjencës grupet e punës të pushtetit lokal kanë nisur me verifikimin e plotë të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në Zëmblak. (A2 Televizion)