
Që prej një jave tragetet që nisen nga Durrësi drejt Barit dhe Ankonës po transportojnë një numër në rritje të udhëtarëve vendas dhe të huaj.
Përfundimi i pushimeve verore i ka drejtuar në dy qytetet-port të Italisë shumicën e qytetarëve, që jetojnë dhe punojnë në vendet e Evropës.
Autoriteti Portual Durrës njofton se vetëm gjatë fundjavës që lamë pas tragetet janë shfrytëzuar në dalje nga Durrësi prej më shumë se 14 mijë udhëtarëve me 3,500 autovetura, ndërsa numri I udhëtarëve në mbërritje është më i vogël se 2,500 me 680 autovetura gjithsej.
Gjatë fundjavës tragetet kanë kryer nga 5 lundrime vajtje-ardhje në ditë dhe numri i udhëtarëve që po largohen nëpërmjet portit të Durrësit pritet të vijë duke u rritur.
Statistikat e hyrje-daljeve nga dt. 21 dhe 22.08.2021
Hyrje në Durrës:
- 2,431 pasagjerë
- 683 automjete,
- 116 kamionë/trailerë.
Dalje nga Durrësi:
- 14, 803 pasagjerë
- 3,517 automjete
- 178 kamionë/trailerë (A2 Televizion)