
Xherdan Shaqiri, Mohamed Salah dhe Andy Robertson i bënë një vizitë surprizë tifozëve të vegjël të Liverpool (dhe disave të Everton) në një shkollë në qytet.
Në një video promocionale të organizuar për Krishtlindje dhe publikuar në kanalin e klubit të Liverpool në YouTube, tre lojtarët qendrojnë të fshehur pas perdes ndërsa nxënësit e vegjël pyeten se cilët janë lojtarët e preferuar.
Sigurisht Salah kishte numrin më të madh të mbështetësve, por edhe Shaqiri nuk mbetej pas. Madje një prej djemve imitoi edhe festimin që sulmuesi me origjinë shqiptare bën kur shënon gol.
Disa prej fëmijëve morën edhe bileta për ndeshjen e ardhshme të Liverpool, me një vajzë që shpërtheu në lot kur pa tre lojtarët e skuadrës së saj të preferuar. (A2 Televizion)