Zbulohen prapaskenat e transferimit të CR7-ës te Juventusi

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2018, 15:05 | Futboll

Detaje mjaft interesante janë publikuar së fundmi nga drejtori i Juventusit, Fabio Paratici për transferimin e Ronaldos në Torino.

Ai ka bërë të ditur se askush te Juventusi nuk e çonte ndërmend se mund të transferonin Ronaldon, deri në momentin kur kishin nisur bisedimet me agjentin Jorge Mendes për transferimin e Joao Cancelon.

“Kur u takuam me Mendes ai na tha se Ronaldo dëshironte të vinte te Juventusi. Unë u përgjigja se unë e besoja këtë, por dukej e vështirë të bëja çdo gjë që të bashkohej dhe të punonte me ne”.

Por në fund, gjithçka u arrit dhe portugezi është duke bërë historinë edhe te Juventusi edhe pse ka pak muaj që i është bashkuar skuadrës.

Më tej, Paratici ka zbuluar edhe një detaj tjetër. Ai ka treguar se djali i tij është një tifoz i çmendur i Ronaldos. “Lojtarët më të mëdhenj ndihmojnë fëmijët të ëndërrojnë. Djali im donte fanellën e Cristiano Ronaldos, kështu që kur shkoja për të parë një ndeshje të Portugalisë, ia bleva dhe ai e vishte shpesh atë. Çdo vit ai më pyeste: Babi, pse nuk e blejmë Cristiano Ronaldon? Sepse është e pamundur. Pastaj kur ndodhi, ai tha: “Babi, ti më the se kjo ishte e pamundur!” Nuk kisha asnjë përgjigje”, zbuloi drejtori i Juventusit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos