“Mungon” Ronaldo, por është Madzukic; Juve kampione e dimrit

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2018, 22:30 | Futboll
“Mungon” Ronaldo, por është Madzukic; Juve kampione e

Juventus rivendos distancën prej 8 pikësh me Napolin në krye të renditjes së Serie A pas fitores së vështirë të arritur të kundër Romës që e shpall zyrtarisht edhe kampione të dimrit.

Një gol i Mario Madzukic në minutën e 35 i dha tri pikët bardhezinjve që ecin të qetë drejt titullit kampion.

Vendasit e nisën ndeshjen në sulm me dy raste të pastra të krijuara nga Alex Sandro, të cilit iu mohua goli dy herë nga portieri i Romës, Olsen. Gardiani i verdhekuqve bën mrekullinë në të 34’ duke pritur një gjuajtje të shkëlqyer të Cristiano Ronaldos, por një minutë më vonë është i pafuqishëm që të pengojë Madzukic të realizojë, me kroatin që shënon golin e 8 personal këtë sezon.

Edhe në pjesën e dytë Juventus ruajti dominimin, por Ronaldo nuk mundti të shënonte edhe pse pati disa raste. Bardhezinjve iu anuluan edhe dy gola. Chielini shënoi në të ’70 por arbitri gjykoi se kishte shkaktuar më parë faull ndaj mbrojtësit kundërshtar.

Në minutën e dytë shtesë, Douglas Costa shënoi nga afër zonës duke përfituar nga një pasim i Cristiano Ronaldos, por gjyqtari sërish e anuloi golin, këtë herë pas ndërhyrjes së sistemit VAR, për një ndërhyrje të gabuar të Matuidi ndaj Zaniolos në nisje të aksionit.

Juventus gjithsesi merr fitoren e 16 në 17 javë të luajtura, ndërsa vazhdon të mbajë 0 shifrën e humbjeve në Serie A. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos