SHBA do të ndajë me vendet e tjera 60 milionë vaksina AstraZeneca

Nga A2 CNN
27 Prill 2021, 01:00 | Bota
SHBA do të ndajë me vendet e tjera 60 milionë vaksina AstraZeneca

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i shpërndajnë vendeve të tjera rreth 60 milionë vaksina AstraZeneca. Lajmin e bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.

Shpërndarja e këtyre vaksinave, që SHBA-të i kanë marrë në zotërim edhe pse autoritetet e tyre shëndetësore nuk i kanë aprovuar ende për përdorim publik, do të bëhet në muajt në vijim.

https://a2news.com/2021/04/26/komisioni-europian-con-ne-gjyq-kompanine-astra-zeneca/

Muajin e kaluar, Presidenti amerikan Joe Biden premtoi se do t’i jepte 4 milionë vaksina Meksikës dhe Kanadasë, dy shteteve që e kanë aprovuar vaksinën AstraZeneca. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/04/23/studimet-britanike-vaksinat-e-pfizer-dhe-astrazeneca-mbrojne-nga-infektimi-qe-me-dozen-e-pare/

A2 CNN Livestream

Latest Videos