SHBA gati t’i heqë privilegjet tregtare Rusisë

Nga A2 CNN
11 Mars 2022, 07:30 | Bota
SHBA gati t’i heqë privilegjet tregtare Rusisë

Mediat ndërkombëtare raportojnë se presidenti amerikan, Joe Biden, po përgatitet të kërkojë përfundimin e marrëdhënieve normale tregtare me Rusinë, duke i hapur rrugën rritjes së tarifave për importet nga ky vend.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia Bloomberg, sipas së cilës njoftimi për heqjen e privilegjeve tregtare, do të vijë së bashku me liderët e G7 dhe BE-së.

Pezullimi i marrëdhënieve normale tregtare, i njohur gjithashtu si "klauzola e kombit më të favorizuar", do ta vendosë Rusinë në të njëjtin nivel me vende si Kuba dhe Koreja e Veriut.

Dhe kjo do t'i lejojë Shtetet e Bashkuara të vendosin tarifa dukshëm më të larta se anëtarët e tjerë të OBT-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos