SHBA rrëzon pretendimet ruse: Luftanija u fundos nga raketat ukrainase

Nga A2 CNN
15 Prill 2022, 20:31 | Bota
SHBA rrëzon pretendimet ruse: Luftanija u fundos nga raketat ukrainase

Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë me dije se luftanija ruse “Moskva”, që u fundos në Detin e Zi, u godit nga dy raketa të ushtrisë ukrainase.

Lajmi u bë ditur nga një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane, i cili rrëzon në këtë mënyrë pretendimet e Rusisë, se anija simbol e flotës u dëmtua nga një zjarr që nisi brenda saj.

Kievi deklaroi menjëherë se raketat e ushtrisë goditën anijen, por Kremlini zyrtar vijon ende që të mos pranojë asnjë lloj sulmi. Sipas tyre, anija kryesore e flotës u fundos pas një zjarri që bëri që të shpërthenin municionet në bord.

Në orët e fundit u zhvillua dhe një ceremoni në Sevastopol për varrimin e anijes luftarake ruse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos