Venezuelë, arrestohet zëvendësi i Guaido, i tërhiqet makina me vinç

Nga A2 CNN
9 Maj 2019, 10:03 | Bota

Edgar Zambrano, zëvendës presidenti i Parlamentit dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i presidentit të vetëshpallur venezuelas Juan Guaido, përmes rrjeteve sociale ka deklaruar se është arrestuar nga Sebin, shërbimet sekrete të vendit latinoamerikan, i kontrolluar nga regjimi i presidentit Nikolas Maduro.  

Zambrano mbante vendin e zëvendës presidentit të Parlamentit venezuelas

Zambrano ndodhej brenda makinës së tij kur u rrethua sipas tij nga pjesëtarë të shërbimeve sekrete. Sipas tij, duke qenë se ai u mbyll brenda mjetit dhe refuzonte të dilte, shërbimet sekrete sollën një vinç të vogël dhe tërhoqën veturën deri në selinë e tyre.

https://twitter.com/edgarzambranoad/status/1126264805025882112
Postimi i Zambranos për arrestimin e tij

Arrestimi i Zambranos futet në një situatë ende shumë të tensionuar në Venezuelë, ku një nga një të gjithë bashkëpunëtorët e Guaido po arrestohen ose i është hequr imuniteti parlamentar me akuzat e tradhtisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos