
Në një moment kulmor të tensionit midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, administrata amerikane, sipas burimeve të brendshme të konfirmuara nga prestigjiozja Washington Post, do të ushtrojnë sanksione të gjithë vendeve që do të vazhdojnë importin e naftës nga Irani, pas datës 2 maj.
Vendet në fjalë janë disa nga vendet më të rëndësishme në botë, si Kina, India, Japonia, Italia, Korea e Jugut, Taiwan, Turqia dhe Greqia.
Itali, Greqi dhe Taiwan kanë filluar reduktimin e importeve, por mendohet se e vështirë do të jetë t’i mbushësh mendjen disa superfuqive jo aq miqësore si Kina India por edhe Turqia. (A2 Televizion)