Merkel e Macron thirrje BE: Të përgatitemi për valën e dytë nga koronavirusi

Nga A2 CNN
9 Qershor 2020, 22:39 | Bota
Merkel e Macron thirrje BE: Të përgatitemi për valën e

Liderët kryesore të Bashkimit Europian, rikthejnë frikën në vendet e unionit në lidhje me pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi.

Përmes një letre drejtuar presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Macron kërkuan që BE të marrë masat e duhura për një valë të dytë të mundshme të infektuarish nga Covid-19

Në mesazh konfirmohet që përgjigjja kaotike ndaj pandemisë ka ngritur pikëpyetje rreth përgatitjes së Unionit, duke nënvizuar këtu rëndësinë e një reagimi të përbashkët europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos