Mbi 5 milionë jetë të humbura nga Covid-19

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2021, 13:32 | Bota
Mbi 5 milionë jetë të humbura nga Covid-19

Lajm tepër i zymtë për pandeminë koronavirus. Numri i jetëve të humbura nga Covid-19 në të gjithë botën i ka tejkaluar 5 milionë.

Shifra është konfirmuar nga universiteti amerikan “Johns Hopkins”, që ka regjistruar të dhënat që prej nisjes së pandemisë.

Bilanci më i rëndë i vdekjeve vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me mbi 766 mijë, më pas ndjekin Brazili dhe India.

Sa i përket rasteve, në të gjithë botën janë infektuar mbi 246 milionë persona. Aktualisht, janë administruar rreth 7 miliardë doza të vaksinave anti-Covid.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos