Fabian Topollaj, përfaqësuesi i vetëm i opozitës në Këshillin Bashkiak postoi “online” e-mail-et e Bashkisë Tiranë lidhur me votimin për shembjen e teatrit.
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar këtë të enjte, në një mbledhje online, vendimin për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave kaloi në pronësi të Bashkisë së Tiranës, truallin dhe godinën e Teatrit Kombëtar, me qëllim ndërtimin e një objekti bashkëkohor.
Kundërshti të shumta ka pasur për prishjen e godinës, jo vetëm nga artistë dhe figura të tjera të njohura, por edhe nga opozita, si dhe nga presidenti Meta, i cili iu drejtua për herë të dytë Gjykatës Kushtetuese për të mos lejuar shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. (A2 Televizion)