Shënohet viktima e parë nga koronavirusi jashtë Kinës

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2020, 08:55 | Bota
Shënohet viktima e parë nga koronavirusi jashtë Kinës

Një burrë ka humbur jetë në Filipine si pasojë e koronavirusit, duke shënuar viktimën e parë nga kjo epidemi jashtë territorit të Kinës.

Pacienti ishte një 44 vjeçar kinez nga Wuhani, në provincën e Hubeit, aty ku pati fillesën e përhapjes ky virus vdekjeprurës. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë dyshohet që viktima të jetë infektuar përpara se të udhëtonte drejt Filipineve.

Deri tani më shumë se 300 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, pjesa më e madhe e të cilëve në provincën Hubei, dhe 14 mijë të tjerë janë infektuar.

SHBA, Australia dhe një numër në rritje vendesh të tjera kanë ndaluar hyrjen në vend të shtetasve të huaj që kanë kaluar nga Kina, ndërkohë që shtetasit e tyre i kanë vendosur në karantinë.

Numri i personave të prekur nga koronavirusi i ka kaluar ata të SARS, i cili u përhap në vitin 2003 në mbi 20 vende të botës, por vdekshmëria nga virusi i ri është më e ulët duke lënë të kuptosh që nuk është aq vdekjeprurës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos