Azdren Llullaku është një tjetër futbollist i përfaqësues shqiptare në formë të shkëlqyer dhe që po lë gjurmë në evropë. Sulmuesi kuqezi shënoi golin e barazimit në fitoren 2-1 me përmbysje të Astras përballë Kraiovas në kampionatin rumun dhe më pas festoi me simbolin e shqiponjës për realizimin e parë për vitin 2019.
Ky është goli i gjashtë i 31-vjeçarit për këtë sezon ndërkohë që skuadra e tij Astra qëndron në vendin e 4 me 42 pikë dhe nuk njeh humbje prej 10 ndeshjesh. (A2 Televizion)