Shërbimet online, Rama: Emigrantët marrin dokumentin nga konsullatat

Nga A2 CNN
15 Janar 2020, 12:22 | Aktualitet
Shërbimet online, Rama: Emigrantët marrin dokumentin nga konsullatat

Aplikimi online për shërbimet do të vijë në ndihmë edhe të qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Lajmin e dha Kryeministri Rama, ndërsa po inspektonte në Ministrinë e Infrastrukturës zbatimin e kësaj iniciative të re.

Sipas tij, konsullatat do të marrin përsipër vulosjen e dokumentacionit dhe kjo do të bëjë që qytetarët shqiptarë të përfitojnë nga shërbimet e shtetit tone direkt nga vendi ku emigrojnë.

“Vula elektronike shqiptare në shtetin tjetër, ta marrë përsipër konsullata, njësoj siç e merr përsipër administrata këtu. Për ato raste kur bëhet aplikimi në shtetin atje, që ka të bëjë me vulë të thatë, shkon te konsullata dhe i vë vulën atij shërbimi”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos