Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, Ambasada Amerikane: Do të forcojë demokracinë shqiptare

Nga A2 CNN
14 Janar 2020, 15:20 | Aktualitet
Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, Ambasada Amerikane: Do

Edhe Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës për Reformën Zgjedhore.

Me anë të një deklarate, Ambasada e përshëndet këtë marrëveshje, ndërsa më tej bëhet thirrje që të vijojë fryma e bashkëpunimit mes palëve.

https://a2news.com/2020/01/14/marreveshja-me-opoziten-per-reformen-zgjedhore-reagon-edi-rama/

“Ne përshëndesim palët që ranë dakord të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, një hap i rëndësishëm për të trajtuar plotësisht rekomandimet e ODIHR-it. Reforma do të mbështesë procese zgjedhore të efektshme dhe të besueshme dhe do të forcojë demokracinë shqiptare. Ne shpresojmë që palët të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë aktuale bashkëpunimi, për t’u siguruar që zgjedhjet në Shqipëri të jenë të lira nga mashtrimi, ndërhyrja dhe korrupsioni”, mbyllet reagimi i Ambasadës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/01/14/marreveshja-per-reformen-zgjedhore-be-arritje-per-rikthimin-e-stabilitetit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos