Sherr dhe fyerje edhe në Parlamentin e Serbisë

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2019, 15:10 | Ballkani
Sherr dhe fyerje edhe në Parlamentin e Serbisë

Ligji për liritë fetare në Mal të Zi bëhet shkas për sherr edhe në Parlamentin e Serbisë. Ligjvënësit e opozitës u konfrontuan fizikisht me ata të qeverisë, ndërsa protestuan brenda ne sallë me fyerje të shumta.

Lideri opozitar, Boshko Obradoviç, thotë se ligji ka për qëllim të dëmtojë Kishën Ortodokse Serbe, ndërsa mbante në dorë një pankartë në të cilën shkruante: “Vuçiç dhe Gjukanoviç janë vëllezër binjakë”.

Ndërkohë, ligji i ri i Malit të Zi detyron komunitetet fetare që të vërtetojnë pronësitë e tokave përpara vitit 1918, kur ky shtet iu bashkua Jugosllavisë. Aprovimi i tij, u shoqërua me kaos, dhunë dhe fyerje në parlamentin malazez, ku 3 deputetë të opozitës u arrestuan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos