
Një sherr i nisur për shkaqe banale mes anëtarëve të dy fiseve në Peshkopi, ka përfunduar me të paktën 6 persona të lënduar.
A2 CNN ka mësuar se sherri ka nisur në një lokal ku kanë mbetur disa të lënduar, të cilët janë dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në spital, ku sherri ka vijuar edhe aty. Personat e plagosur mësohet se janë goditur me sende të forta e mjete prerëse.
Policia ka shkuar në spitalin e qytetit, i cili nga një ambient për të dhënë ndihmë mjekësore është kthyer në një arenë përplasjeje fizike mes shumë personazh. (A2 Televizion)