Shpërthim tritoli në Fushë-Krujë

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2022, 07:23 | Kronikë
Shpërthim tritoli në Fushë-Krujë

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar pak para mesnate në lagjen "Magaze" të Fushë-Krujës, duke shkaktuar panik te banorët që jetojnë në këtë zonë.

Lënda shpërthyese ishte vendosur në oborrin e banesës së shtetasit M. B., 54 vjeç dhe shkaktoi dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që pronari i banesës deklaron se nuk ka konflikt me njeri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos