Sherr për motive të dobëta në Tiranë, plagosen dy të rinj

Nga A2 CNN
1 Korrik 2023, 21:22 | Aktualitet
Sherr për motive të dobëta në Tiranë, plagosen dy

Dy të rinj të plagosur është bilanci i një sherri që ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta, mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Mësohet se ngjarja e rëndë është regjistruar në zonën e “5 Majit”, ku një 29-vjeçar dhe një 26-vjeçar kanë mbetur të plagosur nga goditjet me mjet prerës (xham).

Njoftimi paraprak i policisë

Më datë 01.07.2023, rreth 20:15, në rrugën “5 Maji”, në afërsi të një shkolle private, shtetasi A. D., për motive të dobëta dyshohet se është konfliktuar me shtetasit E. Sh., 29 vjeç, dhe J. Ç., 26 vjeç, dhe më pas ka braktisur automjetin e tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë me mjet prerës (xham) shtetasit E. Sh., dhe J. Ç., të cilët kanë kaluar për mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos