Sherri për maskën në market përfundon me një viktimë dhe 2 të plagosur

Nga A2 CNN
15 Qershor 2021, 07:20 | Bota

Një sherr për mbajtjen e maskës në një supermarket në Atlanta degjeneroi deri në përdorimin e armëve të zjarrit, ku për pasojë 1 person humbi jetën ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

Një klient qëlloi me armë punonjësen e kasës dhe i mori jetën pas debatit të ashpër për mbajtjen e maskës në ambientet e supermarketit.

Më pas pati një shkëmbim zjarri me punonjësin e sigurisë që përfundoi me plagosjen e këtij të fundit dhe autorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos