Shëtitje me makinë me demin gjigant si pasagjer

Nga A2 CNN
31 Gusht 2023, 14:16 | Kapur në kamera

Shumë njerëz zgjedhin t’i marrin brenda në makinë kafshët e tyre shtëpiake kur udhëtojnë, por një burrë në SHBA habiti të gjithë kur u pa të lëvizte me mjetin e tij, teksa në anën e pasagjerit mbante një dem gjigant.

Policia e Norfolk në Nebraska mori një telefonatë ku u raportua se një person po lëvizje në rrugë me një kafshë të madhe. “Menduam se do të ishte ndonjë viç i vogël, që mund të qëndronte në makinë”, tha Kapiteni i policisë Chad Reiman.

Shoferi u identifikua si Lee Meyer. Policët panë se ai kishte modifikuar makinën e tij, një veturë normale, duke e sharruar gjysmën e djathtë të saj, për t’i bërë vend mikut të tij me brirë të stërmëdha. Dera e pasagjerit ishte zëvendësuar me një barrierë metalike për të ruajtur demin.

Por pavarësisht zgjidhjes së pazakontë, Meyer u lejua të largohej për në shtëpinë e tij pa u gjobitur. “E ndaluam mjetin dhe i një paralajmërim”, tha Reiman. (A2 Televizion)

https://youtu.be/3A_8gujs7Os

A2 CNN Livestream

Latest Videos