Basha vijon fushatën në Burrel: Gratë janë keqpërdorur si makijazh nga Rama

Nga A2 CNN
11 Prill 2021, 09:13 | Politikë
Basha vijon fushatën në Burrel: Gratë janë keqpërdorur

Kreu i PD, Lulzim Basha vijoi fushatën elektorale me një takim me gratë dhe vajzat në zonën e Burrelit.

Pasi u njoh me hallet dhe problemet e tyre, kreu i PD u shpreh se për 8 vite gratë janë keqpërdorur si makijazh nga Rama, duke thënë fjalë të bukura në pubik, por që realiteti është krejtësisht ndryshe.

Kryedemokrati u angazhua se kur të marrë drejtimin e qeverisjes do të bëjë gjithçka për barazinë gjinore, duke filluar siç tha ai nga pagat e barabarta.

“Dështimi më i madh është ekonomia. Rinia dhe gruaja janë të dënuara nga papunësia. Rreth 80% e grave në qarkun e Dibrës janë papunë. Ne do të mundësojmë që përmes shtytjes pozitive të trajnojmë gratë shqiptare për t’i përgatitur për tregun e punës. Investimet kërkojnë krah të kualifikuar pune në çdo nivel. Me planin tonë do të përfitojë rinia, gruaja, të reja. Shkruhet se gratë duhet të kenë pagë të barabartë me burrat, por në realitet nuk është këtu as në shtet as në privat.

Si mund të kemi fëmijë të shëndetshëm nëse nuk garantojmë pagë të barabartë. Një nga shqetësimet kryesore është familja, fëmija. Ku është shteti në raport me familjen? Është zhdukur nga radari. Për ne familja është gurthemeli i shoqërisë. Ne do t’iu mundësojmë çifteve të reja të kenë mundësi të blejnë një banesë. Ne do të subvencionojmë për 5000 çifte të reja çdo vit interesat e kredisë. Nëse nuk e bëjmë këtë vendi do të tkurret. Shqiptarët po bëjnë më pak fëmijë”, tha Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos