
Forcat e policisë kanë arrestuar në Durrës një 32-vjeçar me akuzën e shitjes së drogave të forta.
Të arrestuarit iu gjetën doza heroine dhe kokaine në automjetin e tij, quan në kontrolle edhe në banesë, ku u sekuestruan 92 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 170 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një peshore elektronike dhe një seri parash.
I arrestuari, shtetasi S. Z., 32 vjeç, banues në Durrës, akuzohet tashmë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. (A2 Televizion)