Shitësi “udhëton” 1 km mbi kofano për të ndaluar hajdutin e makinës

Nga A2 CNN
10 Mars 2021, 10:22 | Kapur në kamera

Pamje dramatike dhe të jashtëzakonshme janë fiksuar nga kamerat e sigurisë në Kanada, ku një shitës makinash hidhet mbi kofanon e një prej mjeteve, pasi një person që shtirej si blerës i mundshëm në fakt ishte një hajdut.

23-vjeçari, Moe Al-Kaissy, po i tregonte blerësit të mundshëm një makinë të përdorur BMW, kur ai kërkoi të futej brenda për të bërë një telefonatë. Në këtë moment hajduti ndez makinën dhe niset me shpejtësi. Al-Kaissy i hidhet mbi kofano, duke u mbajtur te fshirëset e xhamave. Hajduti përpiqej ta rrëzonte duke manovruar majtas-djathtas. Al-Kaissy më në fund pati mundësi të hidhej nga makina, kur shoferi ngadalësoi pranë një kryqëzimi, por ka pësuar disa lëndime në këmbë.

Edhe pas shkëputjes nga makina, Al-Kaissy shpëton për mrekulli, pasi rrezikon të goditet nga një tjetër makinë, tip Audi, të cilën po e ngiste bashkëpunëtori i hajdutit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos