Shiu përmbyt rrugët e Durrësit

Nga A2 CNN
23 Shtator 2020, 10:21 | Aktualitet

Kanë mjaftuar shirat e parë të vjeshtës së radhës dhe brenda pak minutave rrugët e Durrësit janë kthyer në lumenj.

Janë po të njëjtat rrugë që përmbyten sa herë që shiu bie mbi 10 minuta pa pushim. Por kësaj radhe përmbytjes nuk i ka shpëtuar as rruga e re e sapo rikonstruktuar ajo që lidh, Torren Veneciane me lagjen numër 1 të qytetit.

Rruga që të çon pranë stadiumit “Niko Dovana”, rruga pranë Stacionit të Trenit, rruga pranë Lagjes nr. 4 dhe madje edhe ajo pranë Bashkisë, u mbushën me ujë, duke vështirësuar si lëvizjen e njerëzve ashtu  edhe atë të makinave.

Një problematikë e vjetër kjo tashmë prej 30 vitesh në qytetin e Durrësit, që megjithë premtimet dhe investimet e hedhura në rrugë, sërish ato pavarësisht stinës ku ndodhemi, mbushen me ujë me shiun më të parë.

Dhe me sa duket edhe këtë sezon, Durrësi do të vazhdojë të notojë pas çdo shiu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos