
Autoritetet në Meksikë deklaruan se nuk do të ndjekin penalisht ish-ministrin e Mbrojtjes, Salvador Cienfuegos, i cili u akuzua nga SHBA-ja se bashkëpunonte me kartelet e drogës.
Sipas Prokurorit të Përgjithshëm, nuk janë gjetur prova se gjenerali Cienfuegos ka pasur kontakte me ndonjë grup kriminal.
Ai u arrestua në aeroportin e Los Angeles vitin e shkuar dhe u ekstradua në Meksikë pasi autoritetet amerikane rrëzuan akuzat. Ndalimi i gjeneralit në atë kohë shkaktoi një përplasje diplomatike mes dy vendeve. Cienfuegos, gjithashtu mohonte të kishte gabuar.
Të enjten, një deklaratë nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm meksikan bëri me dije se provat e siguruara nga prokurorët amerikanë treguan se gjeneral Cienfuegos nuk kishte pasur kurrë ndonjë takim me anëtarët e organizatës kriminale të hetuar nga autoritetet amerikane dhe nuk ka mbajtur ndonjë komunikim me ta, ose të kryente veprime duke tentuar të mbrojë ose ndihmojë individët e përmendur. (A2 Televizion)