All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Shkarkimi i Metës dhe pronat, opinionet finale në Komisionin e Venecias

Nga A2 CNN
11 Tetor 2019, 10:14 | Politikë
Shkarkimi i Metës dhe pronat, opinionet finale në Komisionin e
All - Paragraf - 1

Komisioni i Venecias do të diskutojë dhe miratojë opinionet për çështjen e shkarkimit të presidentit Ilir Meta dhe atë të pronave. Disa ditë më parë, një draft opinion i Venecias konstatoi se presidenti tejkaloi kompetencat me dekretin e tij për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit. Nga ana tjetër, ekspertët e Venecias nuk i vlerësuan këto veprime të Presidentit si shkelje të rëndë kushtetuese, gjë që mund t’i kushtojë atij mandatin presidencial.

Gazetarja e A2, Elona Gjylmi është duke ndjekur nga afër punimet e Komisionit të Venecias, të cilat mund të sjellin zhvillime të reja në politikën shqiptare.

All - Paragraf - 3

Sipas gazetares Gjylmi, Presidenca është e vendosur që të krijojë amendamente në nenet e draft/opinionit të Venecias të datës 27 shtator që në raportin final të përfshihen dhe mendimet e saj, pasi sipas presidentit Ilir Meta, komisionerët e Venecias kanë qenë të njëanshëm dhe e kanë paracaktuar atë që do të shkruajnë në dokument.

Përpara nisjes në mbledhjes për çështjen e tejkalimit të kompetencave nga ana e presidentit Ilir Meta, ekspertët e Venecias i kanë thirrur në takime veç e veç anëtarët e delegacioneve që përfaqësojnë Presidencën dhe mazhorancën.

Palët do të kenë nga 8 minuta në mbledhje për të parashtruar opinonet e veta dhe më pas çështja iu kalon ekspertëve të komisionit.

https://a2news.com/2019/09/27/raporti-paraprak-i-venecias-anulimi-i-zgjedhjeve-meta-tejkaloi-kompetencat/
All - Paragraf - 6

https://a2news.com/2019/09/28/opinioni-i-venecias-meta-drafti-i-parendesishem-nuk-trembet-luani-i-arte/

https://a2news.com/2019/10/03/opinioni-paraprak-i-venecias-meta-ka-pyetje/

(A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/10/03/komisioni-i-venecias-rrezon-projektligjin-e-qeverise-per-tokat-bujqesore/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos