“Xhaçka përdori helikopterin për fushatë”, Ministria e Mbrojtjes ngre padi ndaj PD-së

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2020, 14:02 | Aktualitet
“Xhaçka përdori helikopterin për fushatë”,

Ministria e Mbrojtjes ka ngritur padi për shpifje ndaj Partisë Demokratike dhe përfaqësuesve të saj pas akuzave për përdorim të mjeteve ajrore për fushatë zgjedhore.

Pak ditë më parë, Albana Vokshi, ish-deputete e PD, denoncoi se ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka përdorur helikopterin ushtarak për arsye elektorale në Dibër.

Sipas Vokshit, përdorimi i helikopterit ushtarak për punët private partiake tregon se ky rast nuk është vetëm papërgjegjshmëri apo abuzim me fondet, por edhe një rast flagrant sesi çdo burim i administratës shtetërore vendoset në shërbim të karriges së pushtetit të Edi Ramës.

Ndërkohë, për këtë akuzë reaguan edhe Forcat e Armatosura duke sqaruar se informacioni i përcjellë është i pasaktë dhe “përbaltja ndaj nesh është e papranueshme”. “Gjatë muajve të fundit, janë kryer jo 22, por 338 fluturime në të gjitha qarqet e vendit. Nuk ka asnjë shpërdorim misioni dhe kapacitetesh. Në një vit, Xhaçka përdori mjetet ajrore vetëm 4 herë, në Shkodër, Dibër e Gjirokastër. Udhëtimet e Xhaçkës në 3 qarqe, ku FA ka strukturat e saj rajonale të Mbrojtjes Civile”, lexohet në reagimin e FA-së. Sipas Forcës Ajrore, “përdorimi i mjeteve ajrore është e drejtë ligjore e Ministrit të Mbrojtjes” dhe “zëri buxhetor për fluturime i shpenzuar është vetëm 22% e buxhetit vjetor për fluturimet stërvitore”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos