Shkeli hapësirën ajrore, Uzbekistani rrëzon avionin luftarak afgan

Nga A2 CNN
16 Gusht 2021, 19:15 | Bota
Shkeli hapësirën ajrore, Uzbekistani rrëzon avionin luftarak

Ministria e Mbrojtjes në Uzbekistan bëri me dije se forcat ajrore rrëzuan një avion ushtarak nga Afganistani që kaloi kufirin.

Një zëdhënës i kësaj ministrie njofton se avioni luftarak afgan hyri në mënyrë të paligjshme në hapësirën ajrore dhe shtoi se nga rrëzimi i tij nuk ka persona të mbijetuar.

Disa orë më vonë, në një spital uzbek në Surkhondaryo u paraqitën në gjendje të rëndë shëndetësore dy ushtarë me uniformë afgane, një prej të cilëve me parashutë.

Një ditë më parë, presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani u largua nga vendi dhe gjeti strehim në Uzbekistan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos