Shkeljet e "sterilizimit“, 100 milionë euro për 10 vjet, tejkalohet shifra

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2019, 19:51 | Aktualitet
Shkeljet e "sterilizimit“, 100 milionë euro për 10 vjet,

Sterilizimi i pajisjeve mjekësore në gjitha spitalet e vendit është dhënë me koncesion.  Që nga viti 2016 instrumentet që përdoren në sallat e operacioneve nuk sterilizohen në autoklavat e spitaleve, por nga kompania “Sani-Servis”.

Sipas kontratës me Ministrinë e Shëndetësisë për 10 vjet qeveria shqiptare do t’i paguajë koncesionarit 100 milionë euro. Por tejkalimi i kostove dhe shkeljet janë konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit që në vitet e para të zbatimit.

Vetëm në 2018, Ministria e Shëndetësisë i ka paguar koncesionarit 17 milionë euro nga 10 milionë që duhet të ishte fatura. Në këto kushte Ministria urdhëron spitalet të reduktojnë operacionet. Një shkresë e tillë ka mbërritur pranë çdo spitali.

https://youtu.be/MBM-LgkqkkA

“Sipas planifikimit të ardhur nga Drejtoria Rajonale e FSDKSH numri i ndërhyrjeve kirurgjikale për shërbimin e kirurgjisë është 155 ndërhyrje në muaj nga 65 të planifikuara. Nëse numri i ndërhyrjeve urgjente në një muaj rezulton më shumë nga sa është parashikuar si dhe më shumë se buxheti mujor i planifikuar, shefi i shërbimit duhet të ndryshojë numrin e ndërhyrjeve të planifikuara”, shkruhet në urdhrin e Ministrisë.

Më herët, e pyetur për këtë, Ministrja e Shëndetësisë nuk mohoi atë që e quan racionalizim të ndërhyrjeve. “Nuk ka asnjë urdhër, ka vetëm racionalizim, optimizim, siguri për qytetarët”, do të deklaronte ministrja Manastirliu.

Abuzimet dhe shkeljet me koncesionin e sterilizimit janë bërë publike edhe nga mjekët, më së shumti ata që punojnë në spitale jopublike, ku nuk kanë rrezik për vendin e punës.

Ata kanë sqaruar se nëse anulohet ky koncesion, qeveria shqiptare kursen 16 milionë euro në vit.  Ndërkohë që ky shërbim sipas specialistëve më herët ka kushtuar 2.4 euro për set, sot për të njëjtin paguhet 190 euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos