Shpërthimi në Vlorë, Prokuroria: Sulmi ndaj Kuliçit, për shkak të detyrës

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2019, 15:33 | Aktualitet
Shpërthimi në Vlorë, Prokuroria: Sulmi ndaj Kuliçit,

SPAK kërkon të përfshihet në hetimin e ngjarjes se 21 dhjetorit në Vlorë, vetëm në rast se policia gjen element të veprës penale që janë kompetencë te saj.

Një nga prokurorët e Vlorës, që kryesisht ka pasur në hetim dosje që lidhen me prona dhe asete të sekuestruara që kalojnë miliona dollarë, është kërcënuar me jetë, duke bërë që institucionet e drejtësisë të reagojnë.

Policia ka sekuestruar të gjitha dosjet në hetim të prokurorit si dhe ka bërë disa shoqërime të personave të dyshuar si kontingjent penal. Nuk ka ende të dhëna publike mbi autorët që vendosën eksploziv në makinën e prokurorit Albert Kuliçi mëngjesin e 21 dhjetorit.

Dy ditë pas ngjarjes, Prokuroria e Vlorës rikonfirmon se shpërthimi i makinës në pronësi të prokurorit,  Albert Kuliçi, ka qenë për shkak të funksionit dhe detyrës së tij. Një reagim mbi ngjarjen ka ardhur edhe nga gjykata e rrethit Vlorë, e cila sulmin ndaj prokurorit e cilëson si kriminal, duke kërkuar vëmendje në trajtimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos