
Shkëndija e Tetovës ka zhvilluar një ndjeshje dinjitoze në raundin e tretë të Conference League, përballë suedezëve të AIK.
Ndonëse në transfertë, skuadra tetovar ka arritur të marrë një barazim 1-1 në këtë takim, duke lënë të hapur kualifikimin për në raundin e radhës së këtij kompeticioni europian.
Shkëndija e nisi mjaft mirë takimin duke kaluar e para në avantazh me anë të Ferhan Hasanit, i cili duhet thënë që zhvilloi një ndeshje spektakolare. Por festa e miqve u faneps nga Guidetti, i cili gjeti golin e barazimit vetëm pak minuta më pas.
Edhe pjesa e dytë foli më shumë për tetovarët, por fati nuk qe me ta për shkak dhe formës së mirë të portierit vendas.
Në fund, barazimi 1-1 duket se konfirmon edhe një herë Shkëndijën si një skuadër e cila me të drejtë tani kërkon të sigurojë grupet e Ligës së Konferencës. (A2 Televizion)