“Yll polar për të ardhmen e Kosovës”, Basha kujton Ibrahim Rugovën

Nga A2 CNN
23 Janar 2021, 09:09 | Aktualitet
“Yll polar për të ardhmen e Kosovës”, Basha kujton

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka kujtuar Ibrahim Rugovën në 15 vjetorin e tij të vdekjes. Basha e ka vlerësuar ish-presidentin si një yll polar për të ardhmen e Kosovës.

“Ibrahim Rugova, shqiptari që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore në Europën moderne vijon të mbetet një shembull i europianizmit dhe i Europës moderne.

Projekti i tij i qartë për Kosovën e lirë dhe të pavarur në miqësi me Shtetet e Bashkuara dhe anëtare e Bashkimi Europian duhet të vijojë të mbetet yll polar për politikën e sotme dhe të ardhmen e Kosovës. Si një shenjë maturimi dhe përmbushje asaj për të cilën lideri historik i Kosovës punoi dhe u përpoq çdo ditë”, shkruan Basha në Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos