Komandanti që ndau ujërat territoriale me Italinë: Katastrofë nëse s’do të ketë një qëndrim unik shtetëror për çështjen me Greqinë

Nga A2 CNN
22 Janar 2021, 21:43 | Aktualitet
Komandanti që ndau ujërat territoriale me Italinë:

Greqia ka miratuar tashmë nismën për t’u zgjeruar në veriperëndim të saj me 12 milje, çka po shihet si një nga çështjet më të rëndësishme të këtyre muajve. Problemi më i vogël në këtë temë, të paktën në Shqipëri, është transparenca dhe mënyra sesi do të paraqitet Shqipëria në Hagë. Për të folur mbi këtë temë ishte i ftuar në A2 Vladimir Beja, ish-komandant i Forcave Ushtarake Detare.

Beja theksoi se për këtë çështje duhet të ketë një qëndrim unik shtetëror dhe jo qeveritar. Për të, askush nuk të ndihmon në këtë çështja. Ish-komandanti e quan absurde dërgimin e kësaj çështje në Hagë me një draft të përbashkët.

“Shqipëria nuk është e dobët intelektualisht dhe ka mundësi të ngrejë një grup negociator dhe të ulet në zbatimin e ligjit ndërkombëtar të detit. Ne na duhet një qëndrim unik, i cili të miratohet në Kuvend, t’i jepet plotfuqishmëria nga Presidenti, në rang shtetëror, jo qeveritar. Nëse kjo nuk do të ndodhë është një katastrofë, pasi nuk mund të sillemi si në kohën e Haxhi Qamilit. Askush nuk do të na ndihmojë. Edhe palët e treta që kërkohen, në momentin që ata shohin që ti nuk ke bërë asnjë veprim konkret, nuk ke asnjë ide apo draft, nuk të ndihmojnë.

Ligjin ndërkombëtar i detit thotë që hapësirat të ndahen në bazë kompromisi dypalësh, madje ky kompromis duhet të jetë i ndershëm. Madje, edhe nëse firmoset edhe nëse ndahet, mund të shikohet më vonë nëse nuk është ndarë mirë. Edhe volumi i ujërave duhet të jetë i barabartë. Nëse dilet në konkluzionin që nuk është zbatuar barazia, atëherë i drejtohesh gjykatës ndërkombëtare. Në fillim shkohet në Gjykatën e Hamburgut dhe nëse më pas ka problematika për Hagën, atëherë hajde ta diskutojmë pse po e çojmë në Hagë. Të na thotë pala shqiptare, pse po e çon në Hagë? Si mund të shkojnë dy palë në Gjykatë me një draft të përbashkët”, tha Beja. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/01/19/ceshtja-e-detit-dendias-do-zgjerojme-ujerat-territoriale-me-13-mije-km-%c2%b2/
https://a2news.com/video/deti-mes-nesh-dhe-greqise-marreveshjet-per-ndarjen-e-kufirit-dhe-debati-per-12-miljet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos