Aksident në aksin Shkodër - Koplik. Është regjistruar mëngjesin e sotëm një mjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal para se të hynte në rrethrrotullimin e “5 heronjve” sipas informacioneve shkak ka qenë pagjumësia e drejtuesit të mjetit.

Në veturën tip Benz mësohet se udhëtonin një familje banuese në Fier, të cilët po ktheheshin nga Mali i Zi.
Nga aksidenti janë dëmtuar dy persona, por sipas mjekëve gjenden jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)