
Në vitin 2008 u krijua Akademia e Studimeve Albanologjike. Deri më atëherë ishte një njësi që funksiononte në Akademinë e Shkencave, por u mendua që këto njësi të funksiononin si institucione kërkimore pranë universiteteve. Mirëpo a u dërguan këto institucione pranë universiteteve, a u akredituan ato? A u përmbush misioni i tyre? Sipas qeverisë Rama jo. Modeli i zgjedhur në 2008-ën nuk funksionoi dhe Akademia e Studimeve Albanologjike duhet të kthehet te Akademia e Shkencave pasi nuk përmbush misionin. Gati dhjetë vite më vonë, në vitin 2017 reformohet Akademia e Shkencave.
Diskutohet që institutet të jenë në varësi të Akademisë. Debatet ishin të ashpra, por u shuan shpejt sa kohë nuk u mor një vendim. Akademia e Studimeve albanologjike vijoi jetën pranë Universiteteve, e varur nga Ministria e Arsimit, por ende epa akredituar. Pas një kontrolli të Ministrisë së Arsimit te Albanologjia, raporti nuk dukej pozitiv.
Është viti 2023. Qeveria Rama nxjerr një projektvendim që i çon Studimet Albanologjike në varësi të Akademisë së Shkencave. Këtë që po ndodh akademia e studimeve albanologjike e quan shkrirje të institucionit, por Gjinushi jo.
Kreu i Akademisë së Shkencave e quan transferim dhe jo shkrirje pasi vendimi parashikon transferimin e aseteve dhe detyrimeve të ASA-s nën akademinë e shkencave. ndërsa sipas projektvendimit të kryeministrit nuk bëhet fjalë as për shkrirje as transferim. projektvendimi është me titull: “për mbylljen e veprimtarisë së akademisë së studimeve albanologjike dhe riorganizimin e njësive kryesore të saj”. Akademia e Studimeve Albanologjike është një institucion në varësi të Ministrisë së Arsimit. Por, kanë një vulë që i marrin vetë vendimet.
Me vendimin e qeverisë Rama, Albanologjia kalon në varësi të Akademisë së Shkencave, dhe vula për projektet dhe vendimet i kalon Gjinushit. Kjo sipas studiuesve të Akademisë së Studimeve Albanologjike pengon kërkimin shkencor, pengon demokracinë. Shumë prej studiuesve e shohin dhe si një rrezik për humbjen e vendit të punës. (A2 Televizion)