Erion Isai paraqitet në SPAK

Nga A2 CNN
30 Maj 2023, 13:18 | Aktualitet
Erion Isai paraqitet në SPAK

Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, u paraqit në SPAK këtë të martë.

Sipas burimeve, ai është thërritur në Prokurorinë e Posaçme për të dëshmuar në kuadër të hetimeve që po kryen për një procedurë tenderuese.

Ai është thërritur në cilësinë e personit që ka dijeni për këtë projekt.

Isai fitoi mandatin e dytë në krye të Bashkisë Kolonjë më 14 maj, duke marrë 64,27% të votave, gati dyfishin e kundërshtarit na koalicioni Bashkë Fitojmë, Et’hem Lumani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos