Shkrirja e Akademisë së Studimeve Albanologjike, Gurakuqi: Duan t'i bëjnë qejfin Gjinushit

Nga A2 CNN
30 Maj 2023, 21:04 | Politikë
Shkrirja e Akademisë së Studimeve Albanologjike, Gurakuqi: Duan

Historiani Romeo Gurakuqi, në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se shkrirja e Akademisë së Studimeve Albanologjike po bëhet për t’i bërë qejfin Skënder Gjinushit.

“Shkrirja e Akademisë së Studimeve Albanologjike është një nismë e kahershme, e ndërmarrë nga Kryesia e Akademisë së Shkencave. Janë dy institucione të bazuara në dy ligje krejt të ndryshme dhe të dekretuara nga Presidenti i Republikës. Është e pamundur që një institucion honorifik, si Akademia e Shkencave, që operon me një ligj krejt tjetër, të mund të ndërhyjë në tagrin, punën dhe pavarësinë e Akademisë së Studimeve Albanologjike. Po tentohet t’i bëhet qejfi personazheve të një bote të shkuar, që nuk kanë vend në Shqipërinë e sotme. Nga ardhja e tij (Gjinushit) ka nisur një presion ndaj institucionit tonë”, tha Gurakuqi.

“Ai institucion kërkon të na përthithë që nga ardhja e zotit Gjinushi. Për Shqipërinë e vitit 2023 është tërësisht e papërshtatshme. Të godasësh të gjithë trashëgiminë e 100 viteve në fushën e kërkimit shkencor, është sipërmarrje shumë e gabuar”, shtoi Gurakuqi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos