Rënie masive gurësh, bllokohet në njërin krah rruga në Krujë

Nga A2 CNN
29 Korrik 2019, 12:08 | Kronikë

Moti i keq që përfshiu vendin nga mesdita e së dielës ka shkaktuar probleme jo vetëm në zonat bregdetare.

Në disa rrugë në Krujë, po ashtu, janë krijuar probleme në lëvizjen e automjeteve. Në rrugën Krujë-Sari Salltik ka pasur rënie masive gurësh.

Ky aks është bllokuar provizorisht, ndërsa më pas është bërë e mundur lëvizja e automjeteve vetëm në një krah të rrugës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos