Shkrumbohet godina ku jetonin 4 familje në Bulqizë

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2022, 10:43 | Kronikë
Shkrumbohet godina ku jetonin 4 familje në Bulqizë

Një godinë banimi në të cilën jetonin 4 familje është djegur gjatë natës në lagjen e vjetër të Bulqizë.

Mësohet se objekti i djegur ndodhet pak metra mbi qendrën sociale të këtij qyteti. Ende nuk dihet se sa banorë ishin brenda në momentin e rënies së zjarrit dhe nëse ka të lënduar, ndërsa flakët kanë shkrumbuar gjithçka.

Ndërkohë që ndërhyrja e zjarrfikësve nuk ka mundur ta vërë nën kontrolloj zjarrin e madh i cili dogji gjithçka.

Policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë, por ende nuk ka një pistë të shkaqeve të rënies së zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos