Shkrumbohet nga flakët një banesë në Gjirokastër

Nga A2 CNN
15 Prill 2022, 11:50 | Kronikë

Një banesë është shkrumbuar plotësisht nga flakët në lagjen “Dunavat i Dytë” në Gjirokastër.

Zjarri është vënë nga vajza e shtëpisë, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.   

Mësohet se nuk ka të lënduar nga zjarri.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Në datën 15.04.2022, rreth orës 10:20, në lagjen “Dunavat i Dytë”, Gjirokastër, është djegur plotësisht banesa në pronësi të shtetasit S. M.   

Paraprakisht dyshohet se zjarri është ndezur nga vajza e shtetasit S. M., e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.   

Nuk ka persona të dëmtuar.  

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos