Shmang sulmin e pumës me muzikën e Metallica

Nga A2 CNN
4 Gusht 2019, 11:55 | Showbiz
Shmang sulmin e pumës me muzikën e Metallica

Një vajzë kanadeze, e cila po ecte me qenin e saj në një pyll të Vankuverit, shmangu sulmin e një pume falë muzikës së grupit Metallica.

Fillimisht, Dee Gallant nisi të bërtiste për ta trembur grabitqarin, por nuk ia arriti dot qëllimit.

Atëherë, vendosi në celular këngën “Don't Tread on Me” të grupit të famshëm dhe ngriti zërin në maksimum.

“Mendova se ajo ishte kënga më e fortë që kisha në celular dhe mund ta frikësoja ashtu. Sapo e vura, puma u largua”, tha kanadezja. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=Naik2ZC7HD4

A2 CNN Livestream

Latest Videos