
Policia e Durrësit njofton se, në 24 orët e fundit, ka vënë në pranga 2 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për vepra kriminale që kanë lidhje me trafikun e lëndëve narkotike.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, u bë i mundur arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i Ilir Plakut.
Për 54-vjeçarin Plaku, Gjykata e Apelit në Cagliari ka dhënë dënimin me 5 vite e 11 muaj burg për veprat penale, "Trafikimi ndërkombëtar i narkotikëve" dhe "Rezistencë ndaj punonjësit publik",
Gjithashtu, në pranga u vu dhe 45-vjeçari Braniol Liço (Ago), të cilin Gjykata e Brescia, në vitin 2016, e ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim, për veprat penale, "Trafikim ndërkombëtar i narkotikëve" dhe "Organizatë kriminale".
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijojnë procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Italisë. (A2 Televizion)