
Një sasi e vogël eksplozivi ka shpërthyer, mbrëmjen e djeshme, në një objekt në ndërtim në rrugën e Shëngjinit në Lezhë, pa shkaktuar të lënduar.
Lënda shpërthyese i është vendosur objektit në pronësi të shtetasit L.Gj. duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë, në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijojnë veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. (A2 Televizion)