Shndërrimi drastik i Kim Kardashian

Nga A2 CNN
30 Prill 2021, 22:06 | Showbiz

Kim Kardashian nuk i shmanget eksperimenteve me pamjen e saj.

Kështu, ajo vendosi të bëhet bjonde dhe të hapë ngjyrën e vetullave deri në atë pikë sa ato u bënë thuajse të padukshme.

Megjithatë ndryshimi drastik i 40-vjeçares zgjati vetëm disa minuta, pasi Kim u kthye menjëherë në ngjyrën e errët të flokëve, që i japin asaj një pamje natyrale.

Ky ndryshim, i cili mesa duket u bë vetëm për efekt të një seti fotografish erdhi mes lajmeve të divorcit të yllit të reality showt me Kaney West dhe zërave për një lidhje të re me moderatorin e CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos