Shpallet projekti fitues i stadiumit të ri të Durrësit

Nga A2 CNN
4 Maj 2023, 16:15 | Aktualitet

51N4E (Belgjikë) është shpallur fituesi i konkursit ndërkombëtar për ndërtimin e stadiumit të ri të Durrësit. Studio e arkitekturës belge fitoi kundrejt dy projekteve të tjera, atij Bjarke Ingels Group nga Danimarka dhe MVRDV nga Holanda.

Arkitekti i studios fituese shprehu mirënjohjen për jurinë dhe tha se kjo është një marrëdhënie e re.

“Mirënjohje të madhe për jurinë që jemi zgjedhur për të vazhduar punën për realizimin e këtij projekti dhe unë u jam shumë falënderues. Ndihem mirë se e di që çdo proces arkitekturor është një marrëdhënie e re. Unë kam qëndruar të punoj në Tiranë dhe linja e trenit Durrës-Tiranë do të vijë së shpejti dhe unë do të vij shpesh në Durrës”.

Pak ditë më parë u shpall fituesi për ndërtimin e stadiumit të ri të Korçës. Fitues u shpall projekti i studios daneze CEBRA. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/04/me-qendra-tregtare-kafene-e-gjelberim-prezantohen-projektet-per-stadiumin-niko-dovana/
https://a2news.com/2023/05/02/ja-si-do-te-duket-stadiumi-i-ri-i-korces-shpallet-projekti-fitues/

A2 CNN Livestream

Latest Videos