


Këngëtarja suedeze Loreen fitoi çmimin e parë në Festivalin Europian të Këngës me "Tatoo", duke mbledhur 583 pikë nga votat e jurisë dhe publikut.
Loreen ishte në vend të parë gjatë gjithë kohës së numërimit të pikëve dhe e ruajti atë deri në fund, pavarësisht se Finlanda iu afrua në finish.
Kjo është hera e dytë që Loreen fiton Eurovision-in, pasi ia ka dalë edhe në vitin 2012 me këngën "Euphoria".
Fitorja e Loreen bën që Suedia të barazojë Irlandën si shtetet që e kanë fituar më shumë kompeticionin muzikor, plot 8 jerë secila. (A2 Televizion)