
“San Siro” ëndërron një tjetër finale të Champions League, e cila do të ishte e pesta në aktivitetin më të rëndësishëm për klube që do të luhej aty.
Impianti madhështor në Milano paraqiti tek UEFA kandidaturën për organizimin e finales së vitit 2026, ose atë të vitit 2027.
Përveç Meazza, është regjistruar edhe kandidatura e Pushkash Arena në Budapest, stadium ku vitin e kaluar u luajt finalja e Europa League. Deri më tani, këto janë dy alternativat e vetme, por qytetet kandidate kanë kohë deri më 21 shkurt 2024 për të prezantuar interesin e tyre te UEFA. (A2 Televizion)